Kurti zhurmë në Kosovë për marrëveshjen, Thaçi të fala nga Amerika

Pas publikimit të marrëveshjes së presidentit Thaçi me NATO-n nga Albin Kurti, pati reagime të shumta

Një reagim pati edhe presidenti Hashim Thaçi, megjithëse jo të drejtpërdrejtë.

Ai u akuzua nga kryeministri Albin Kurti, se në vitin 2013 kur Thaçi ishte kryeministër, kishte nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me NATO-n.

Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se për të sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Washington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation.

Postimin e tij Thaçi e ka përfunduar me fjalët, “Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kjo mund të shihet si një përgjigje indirekte e deklaratave të Kurtit, pasi dihet që SHBA-të janë anëtarë kyq të Aleancës se Atlantikut apo NATO-s./21Media

Back to top button