Kusari-Lila apelon qytetarët të vozisin me kujdes

 

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila sot ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm në Koshare të Ferizajt, ku kanë vdekur katër persona.

Ajo ka apeluar qytetarët që të vozisin me kujdes.

”Sot Kosova humbi katër qytetarë të saj në një aksident trafiku në Ferizaj. Një person tjetër është në gjendje të rëndë i hospitalizuar. Rrugët tona çdo ditë po shënojnë viktima dhe të lënduar nga aksidentet e trafikut. Rreziku i cili po kanoset nga pakujdesia e vozitësve është brengosës dhe urgjentisht duhet të merren masa parandaluese, në veçanti tani gjatë muajve të verës kur numri i makinave në trafik shtohet dukshëm”, ka shkruar Kusari në facebook.

Ajo gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes nga Shtimja.

”Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarin”, ka shkruar tutje Kusari./21Media

Back to top button