Kusari-Lila: Mundësia e ndezjes së një konflikti në veri të vendit është aktuale

(Lajm i përditësuar)


Kusari Lila: Mundësia e ndezjes së një konflikti në veri të vendit është aktuale

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila në emisionin “Click” në RTV21 tha se mundësia e ndezjes së një konflikti në veri të vendit është aktuale.

“Nuk po e them se është e domosdoshme apo se do të ndodh me siguri, por edhe lëvizja e forcave serbe edhe qasja e Aleskadër Vuçiq dhe mbajtja në fokus e retorikës nacionaliste…e tregon se potenciali i tyre për destabilitet në Ballkan mbetet aktiv dhe në fokusin e tyre.”, tha ajo.


Kusari -Lila: Kurti ia ka përcjell shqetësimet për draftin Lajcakut, por ende s’ka marrë koment

Mimoza Kusari Lila sa i përket draftstatutit të Asociacionit ka pranuar se e ka parë këtë draft por nuk pranoi ta komentojë.

Megjithatë ajo në emsionin “Click” në RTV21 tha kryeministri Kurti ia ka përcjellë shqetësimet e veta emisarit të  BE-së, Lajcakut, por që sipas Kusari Lilës nuk ka marrë ende komentet e tyre.

“Kryeministri shqetësimet e veta për draftin ia ka përcjell emisarit të BE-së e natyrisht gjithë personave përgjegjës në këtë proces dhe për të cilat ende nuk ka marrë komente”, tha Kusari Lila.

Kur u pyet se pse në preambulë është rezoluta 1244, Kusari Lila tha se sa i përket pavarësisë së Kosovës nuk ka kthim prapa.


Kusari-Lila: Kemi nevojë për idealista në sektorin publik

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila tha në emsionin “Click” në RTV21 se Kosova ka nevojë për idealista në sektorin publik.

“Sot edhe SHBA vendi me kapitalist në botë kërkon idealista… pa dhënë secili diçka për shtetin nuk mund ta kemi një shtet”, tha ajo.

Kusari Lila  shtoi  se po tentojnë të gjejnë mënyra për t’i kthyer nga sektori privat në at publik kuadrot.


Kusari- Lila për protestat e policëve: Vet takimi me Kurtin tregon interesim të Qeverisë për ta

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila tha në emsionin “Click” në RTV21 se investimet që janë bërë në sektorin e sigurisë çoftë në paisje apo në infrastrukturë kalojnë 200% të asaj se si ishin më parë.

“Sa i përket rrezikshmërisë dhe protestës për herë të parë të njësisë së intervenimit të shpejtë, mendoj se edhe  vet takimi me kryeministrin Kurti dhe takimet pasuese që po ndodhin me ministrin e brendshëm e tregojnë jo vetëm një përkushtim por një interesim të madh të mbajtjes gjegjësisht të orientimit të kësaj qeverie në përmisimin e natyrisht edhe në kontributin për aq sa lejon dhe ka hapësirë edhe buxheti a natyrisht edhe barazia që ka të bëjë edhe me njësitë tjera të ndërhyrjes së shpejtë , kemi rastet e kërkesave të zjarrfikësve , kemi pasur protestë të sektorëve emergjentë e gjithashtu edhe të vozitsëve”, tha Kusari Lila.


Kusari -Lila për rezultatet e testit PISA: Është një alarm

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila pranoi se për rezultatet e PSIA-s përgjegjësia i takon edhe qeverisjes aktuale.

Shtoi se është një alarm që duhet t’i rikthehen përmbajtësisht deri tek zbatimi i kurrikulës dhe etika në procesin e mësimdhënies.

“Përgjegjësia e thamë deklarativisht apo nuk e thamë na takon edhe neve për këtë pjesë të mbajtjes së nivelit qendror. Përgjegjësia iu takon edhe gjithë atyre që kanë kontribuar në procesin “, tha ajo duke shtuar se arsimi ka qenë dhe mbetet i politizuar.


Kusari- Lila thotë se shkalla e varfërisë do ishte më e lartë nëse do ishin në pushtet qeveritë e kaluara

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila në emsionin “Click” në RTV21 duke komentuar raportin e UNDP-së se shkalla e varfërisë në Kosovë është rritur 16%, tha se këto shifra do të ishin më dramatike nëse do të ishin partitë tjera në pushtet do të ishte me keq se sa është sot.

“Për faktin e vetëm se në gjitha nivelet në gjitha sferat e ekonomisë e gjithashtu edhe të politikave të mirëqenies ka pasur focus të vazhdueshëm nuk është lënë asnjë kategori jashtë”, tha Lila.

Ajo u arsyetua se për këtë rritje të shkallës së varfërisë ka pasur ndikim të drejt për drejtë inflacioni.

Kusari u shpreh se kanë shumë punë për të bërë por sipas saj janë në rrugën e duhur.


Kusari-Lila: Është vit i tretë i Qeverisë Kurti II që e kemi miratuar buxhetin vetëm me vota të pozitës

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në emisionin ”Click” të RTV21 tha se është viti i tretë i Qeverisë Kurti 2 që buxheti miratohet vetëm me vota të pozitës. Sipas saj, opozita në momente të tilla zgjedh që ta lëshoj sallën.

‘’Është vit i tretë i Qeverisë Kurti II që e kemi miratuar buxhetin vetëm me vota të pozitës, asnjë buxhet nuk e ka miratuar kjo opozitë, në legjislaturën e VIII nuk ka qenë pjesë e votimit, kanë zgjedhur që të lëshojnë sallën në momentin kur janë bërë votimet për buxhetin, arsye nuk kane pasur se në moment kur diskutohet për buxhetin nënkuptohet që kufijtë e buxhetit të përcaktohen me kornizën afat mesme të buxhetit që do të thotë për të vite dihet se cilët janë kufijtë buxhetor’’, tha Kusari-Lila./21Media

Back to top button