Kusari-Lila: Në asnjë formë nuk është kufizuar liria e mediave

Kryetarja e Alternativës njëherësh deputete e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar raportin e reporterëve pa kufij në të cilin thuhet se Kosova ka rënë për 24 vende më poshtë, apo në vendin e 99 për liri të shtypit. Në një intervistë për rtv21 deputetja Kusari tha se si përfaqësuese e partisë në pushtet nuk ndihet përgjegjëse për këtë rënie.

‘’A ndihem unë përgjegjëse, në fakt si personi më i sulmuar edhe statistikisht në media edhe si subjekt i mediave të rreme dhe fyerjeve dhe ofendimeve që vjen nga mediat e caktuara apo formate  sociale të caktuara këto të konfirmuara nga organizatat joqeveritare dhe nga grupet politike, nuk ndjehem fajtore personalisht nëse është në rrafshin personal. Por, unë mendoj se ka pasur një degradim të përgjithshëm të diskursit publik të gjuhës në shumë rrafshe. Mund të marrim përgjegjësinë për atë pjesë të mos komunikimit ndoshta me media, përderisa nuk e mendoj në asnjë formë apo format që është cenuar liria e shprehjes ose liria e mediave’’.

Duke folur mbi përmbajtjen e raportit të reporterëve pa kufij në të cilin përmendet se para zgjedhjeve të vitit 2025, disa media private u shenjëstruan nga një bojkot nga Qeveria, deputetja e LVV-së Kusari-Lila tha se kjo ka qenë vendim i njëanshëm.

‘’Në rast se si organizim politik apo si përfaqësues I grupimit politik i cili në zgjedhje ka thënë se ne midiume të caktuara nuk shkojmë, kjo ka qenë vendim i njëanshëm, por që nuk ka synuar apo nuk ka parandaluar që të njëjtat media të përcjellin tubimet politike, si diskutimet ashtu siç i keni par. Në asnjë format nuk është kufizuar  veprimtaria e mediave, liria e shprehjes së mediave, forma e komunikimit apo të cenohet siguria e mediave. Përjashtim bënë situate në veri të vendit”.

Deputetja Kusari ka komentuar edhe mos gatishmërinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili në shumicën e rasteve nuk flet para gazetarëve.

‘’Ju po I referoheni pyetjeve që i bëhen kryeministrit Kurti gjatë hyrjes apo daljes nga Kuvendi përderisa përfaqësues të LVV-së i keni dy ose tre që flasin për të njëjtën temë. Dmth ka deklarime zyrtare të cilat janë të diskutuara dhe të konfirmuara edhe me zotin Kurti dhe me të tjetër pjesëtar të grupit parlamentar”.

Por, si e komenton zonja Kusari-Lila faktin se Kosova është ranguar më poshtë se Serbia në listën për liri të mediave?

‘’Natyrisht se duhet t’i marrim parasysh të gjitha rrethanat që përmenda e gjithashtu edhe që asnjë format nuk mendoj se liria e shprehjen në Kosovë është më keq se në Serbia. Prandaj e mendoj totalisht jo reale në raport me krahasimin në Serbi e mos të flasim për situatën atje apo si pikë referencë. Kosova larg në të gjitha nivelet në raport me demokracinë dhe kjo vlen për të gjitha shtyllat e shoqërisë. Prandaj krahasimet janë të padrejta dhe rangimi në këtë situatë ofron jo pasqyrë reale të gjendjes, por që duhet të shiqohen mundësitë për të tejkaluar këtë situatë”, tha ajo./21Media

Back to top button