Kusari-Lila: Nuk besoj se mund të ketë zgjedhje në shtator
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar kërkesën e një pjese të opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtën e këtij viti.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari-Lila, tha se opozita duhet të tregohet e unifikuar me qeverinë në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi ndërsa AAK dhe LDK, thonë se mazhoranca duhet të punojë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve pasi që kanë shumicën në kuvend.
Prej muajsh një pjesë e opozitës në Kosovë i ka kërkuar qeverisë që të japë dorëheqje meqë, sipas saj, nuk po punon për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Pal Lekaj nga AAK mendos se qeveria ka dështuar në investime kapitale dhe ato strategjike, dhe sipas tij janë bllokuar rreth 700 milionë euro në buxhetin e shtetit.
”Mendoj se qeveria duhet të shkon në zgjedhje për dy arsyeje, nëse e marrim për investime kapitale që është qeveria më e dobët në historinë e shpenzueshmërisë së parasë publike me gjitha këto kërkesa që janë énorme për investime kapitale dhe qeveria dikund ka grumbulluar 700 milionë euro dhe mos të flasim për investime strategjike që skemi fare subvencionime të tjera”, tha Pal Lekaj.
Kërkesë për dorëheqje ka shtruar edhe Partia Demokratike. Por për dallim prej dy partive tjera, Lidhja Demokratike thotë se nuk është koha për zgjedhje por i ka kërkuar qeverisë që të përkrahë qytetarët
”Është tepër e rëndësishme që në demokraci të respketohen ciklet demokratike të zgjedhjeve, rjedhimisht nuk jemi në një kohë të zgjedhjeve sepse e kemi një parti që e ka një shumicë të konsiliduar dhe e ka për obligim që të prodhoj zgjidhjet më të mira për Kosovën dhe qytetarët e saj”, deklaroi Jehona Lushaku Sadriu nga LDK.
Opozitës I është përgjigjur shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari Lila e cila mendon se duhet unifikim politik në vend .
”Nuk besoj se vendi mund të shkon në zgjedhje në shtator sepse ka shumë obligime të cilat nuk lidhen vetëm me dialogun por gjithashtu edhe për faktin se e kemi një mandat që skam dyshime se do të jetë një mandat i plotë i qeverisë Kurtim edhe i kësaj pozite, sa i përket deklaratave të opozitës mendoj se do të ishte më mirë të fokusohemi në konstruktivitet të bashkëpunimin në raport edhe me temat e tjera por gjithashtu edhe një qëndrim të përbashkët sa i përket dialogut”, tha Kusari.
Lista Guxo, parti në koalicion me Vetvendosjen i ka dhënë këshilla opozitës.
”Zgjedhje do të ketë në Pranverën 2025, deri atëhere unë I jap këshilla opozitës që të përgatiten të paraqesin programme dhe mos të mirren shumë se cfarë tha cka tha por të tregojnë se cka kanë bë ata për këtë vend dhe cka po bënë kjo qeveri në fund të mandatit”, tha Haxhi Avdyli nga Lista Guxo.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën në shkurt të vitit 2021 dhe Vetëvendosje arriti të marr mbi 50 për qind të votave. Aktualisht opozita në Kuvendin e Kosovës ka rreth 42 vende në Parlament./21Media