Kusari-Lila: Nuk është devijuar marrëveshja me MCC-në

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i është përgjigjur kritikave të opozitës se marrëveshja me MCC-në ka devijuar nga projekti i gaz-sjellësit në atë për bateri.
Sipas Kusari-Lilës, projekti i gazit nuk ka dështuar, por vazhdon të bëhet studimi i fizibilitetit. Dhe se marrëveshja e arritur me MCC-në është e fokusuar në energjinë efiçiente.


Ndërsa, sa i përket paralajmërimeve se disa deputetë të VV-së mund të ta braktisin këtë subjekt, Kusari-Lila ka thënë për RTV21 se brenda grupit parlamentar nuk ka përçarje dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme deri në vitin 2025.
Kusari-Lilën e ka intervistuar gazetari Burim Zariqi./21Media

Back to top button