Kaloni te përmbajtja kryesore

Kusari-Lila: Nuk shohim ndonjë formë tjetër për paqe, përveç dialogut

(Lajm i përditësuar)


Kusari-Lila: Nuk shohim ndonjë formë tjetër për paqe, përveç dialogut

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në  ”Click” të RTV21 tha se Qeveria e Kosovës dialogun e sheh si formë të vetëme për paqe.

Por, sipas saj ngjarjet e zhvilluara në veri të Kosovës nuk mund të harrohen dhe anashkalohen edhe në tryezen e diskutimit.

”Ne nuk shohim ndonjë formë të anagzhimit tjetër në proces për paqe, përveç përmes dialogut. Por ajo çfarë ka ndodhur nuk mund të anashkalohet apo nuk mund të harrohet në momentin kur palet do ulen në tryezen e diskutimit pa e pasur edhe vlerësimin e pavaruar dhe real mbi të gjitha faktet e gjetura”, tha Kusari-Lila.

 


Kusari-Lila: Nuk i kemi ikur obligimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në emisionin ”Click” të RTV21 tha se Kosova nuk i ka ikur obligimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Tutje, Kusari-Lila ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian (BE).

”Nuk i kemi ikur obligimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, megjithatë në zbatimin e disa prej këtyre marrëveshjeve dalin edhe drejtpërdrejt obligimet të cila duhet t’i merr përsipër Serbia, të cilat ato i ka shkelur”, tha ndër tjera Kusari-Lila.


Kusari-Lila: Nuk jemi në gjendje lufte

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në emisionin ”Click” të RTV21 duke folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit tha se nuk është gjendje lufte.

”Termi i sulmit apo konflikti që u parandalua sukseshëm në veri më 24 shtator ishte përpjekje e drejtpërdrejt e vënies në kontroll të një territorit të Kosovës”, tha Kusari-Lila.


Ftesa për dialog, a i tha Kurti PO Brukselit?

Bashkimi Evropian konfirmoi se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar në Bruksel në margjinat e samitit të Këshillit Evropian të enjten.

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në emisionin ”Click” të RTV21 tha se është herët të thuhet se a do marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë takim.

”Është herët të konfirmohet pasi që ftesat janë konfirmuar sot pasdite perderisa Kurti është në vizitë jashtë vendit”, tha Osmani.

Kusari-Lila tutje tha se,Kosova e ka parë dialogun në vazhdimësi si rrugën e vetëm për zgjedhjen afatgjate dhe paqes në Ballkan./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button