Kusari-Lila për letrën e liderëve të shtetit për Asociacionin: S’është asgjë më shumë se një formalitet

Sot u raportua se liderët e shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufcadhe Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t’i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lidhur me këtë në një konferencë për media, shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila tha se kjo nuk është diçka e pazakontë, dhe sipas saj, është letër standarde pa të cilin nuk mund të votohet raporti për anëtarësim.

“Nëse kjo letër është bërë publike, nuk është asgjë e pazakontë, letër e përbashkët e tre krerëve. Letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim më datë 27 mars. Procedura standard është që letra e shtetit aspirues për anëtarësim duhet të përkushtohet për t’ju përmbajtur raportit që propozon anëtarësimin. Letra nuk është asgjë më shumë se formalitet që i duhet përmbajtur, kurse pjesëve që iu referohet letra, janë referencë te opinioni i Raportueses”, u shpreh ajo.

Tutje, Kusari-Lila deklaroi se “opinioni përmend marrëveshjen bazike, pra jo në mënyrë të veçantë nenin 7, por tërësisë së obligimeve si njohja de facto, anëtësimi në organizata ndërkombëtare”.

Back to top button