Kusari Lila: Prej zgjedhjeve të reja fitojnë vetëm partitë që humbën

Kusari Lila optimiste se do të arrihet marrëveshja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila u shpreh optimiste për një arritje të marrëveshjes mes Lëvzijes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për bashkëqeverisje.

Megjithatë në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, ajo tha se nëse vendi shkon në zgjedhje do të ishte në favor të partive të cilat humbën në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo shtoi se zgjedhjet tjera janë gjëja e fundit që i duhet Kosovës, pasi që sipas saj nuk do të ishte në interes të qytetarëve të Kosovës.

Ajo foli edhe për vendimin e Qeverisë në detyrë e cila sot ndau  250 mijë euro nga Fondi Rezervë për përkrahjen e Koalicionit Global në luftën kundër. Kusari Lila tha se për ta bërë një gjë të tillë do të duhej të ishte një qeveri e cila ka marrë mandatin nga zgjedhjet e 6 tetorit. /21Media

Back to top button