Kusari-Lila thotë se nuk e mbështesin tërheqjen e parave nga Trusti

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk e mbështesin tërheqjen e parave nga Trusti.
Në një konferencë për media, Kusari-Lila theksoi se mbetet të diskutojnë me opozitën për modalitete tjera të ndihmës për qytetarët.
“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë. Sepse vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjeçare. Na mbetet të diskutojmë me opozitën për modalitete tjera të ndihmës për qytetarët”, tha ajo.
Kusari-Lila foli edhe për të arriturat e Qeverisë Kurti. Sipas saj, viti i parë është karakterizuar me rritjen e ekonomisë dhe sukses në rend e ligj.
Ajo tha se është hera e parë që një qeveri ka luftuar në mënyrë sistematike krimin e organizuar./21Media

Back to top button