Rrëzohet aeroplani me 132 persona në bord

Një aeroplan me 132 persona në bord sot u rrëzua në Kinë.

Boeing 737-800 i China Eastern Airlines po fluturonte nga Kunming në Guangzhou kur u rrëzua në provincën Guangxi dhe mori flakë.

Nuk dihet ende numri i viktimave dhe arsyeja e rrëzimit. Ekipet e shpëtimit nuk kanë parë asnjë shenjë të të mbijetuarve, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Linjat ajrore kineze në përgjithësi kanë histori të mirë sigurie. Aksidenti i fundit masiv ka ndodhur 12 vjet më parë./21Media

Back to top button