Tri skenarët e Mimoza Kusarit për dalje nga bllokada politike

(Lajm i përditësuar)
Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë tri skenarët që mund të ndodhin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse as pas 12 dite partitë politike nuk arrijnë ta konstituojnë Kuvendin. Në një intervistë për rtv21 Kusari ka thënë se do të ishte e mirë që e diela e parë e dhjetorit të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale.
“Nëse pas 12 ditëve nuk ka përpjekje të sukseshme për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb t’i kërkohet presidentes që të thërras liderët dhe të shprendaj Kuvendin. Skenari i dytë është që partitë të ulën dhe të dakordohen që mund ta konstituojnë Kuvendin për ta shpërbërë atë menjëherë. Ndërsa, do të ishte shumë më e përshtatshme për aspektin teknik logjistik dhe administrativ edhe nga ana e KQZ-së dhe e partive politike që të kishte përafrim të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale me njërin nga raundet, në veçanti në raundin e dytë se është më i thjeshtë të votimit për zgjejet lokale.”, tha ajo.
Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
Kryetarja e Alternativës, Mimiza Kusari-Lila, duke komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në SHBA i cili nuk kishte asnjë takim të nivelit të lartë me zyrtarët Amerikan tha se një gjë ishte e pritshme për shkak se Qeveria është në detyrë. Por, pezullimi i dialogut strategjik i planifikuar me Qeverinë në detyrë, Kusari ka thënë se mesazhët e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht.
“Kjo ka qenë një reagim i tyre me një mesazh i cili natyrisht se duhet të merren shumë seriozisht dhe natyrisht se duhet të trajtohet në frymën e ngritjes së bashkëpunimit por edhe të ruajtjes së paanshmërisë dhe integritetin e institucioneve të cilat nuk janë të lidhura me partitë politike. E kam parë me brengë dhe vazhdojë të besoj që ka mundësi kthimi. Pa shmangsëm SHBA-të janë aleati më strategjikë i Republikës së Kosovës. Nuk besoj se është situatë e pakthyeshme”., tha Kusari- Lila për rtv21.
Kusari: Ne nuk kemi votë për askënd nga deputetët e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit
Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese vullneti politik i grupit parlamentar është se nuk do ta votojnë askëknd nga deputetët e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit. Në një intervistë për rtv21, Kusari tha se preferojnë që nënkryetar të jetë, Nenad Rshiq.
‘’Nuk kemi votë për asnkënd nga deputetët e Listës Serbe dhe këtë e kemi deklaruar shumë herë dhe i qëndrojmë pranë atij parimi. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë. Natyrisht se ne do të votojmë kundër siç kemi votuar për të gjithë kandidatët që ishin në seancat e kaluara dhe i njëti do të jetë qëndrimi ynë prapë deri sa t’i viej radha hipotetikisht po themi një deputeti të komunetit serb, Nenad Rshiq”, tha ajo.
Kusari: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta imponojë vullnetin politik
Kryetarja e Aleternativës, njëherësh deputete e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për rtv21 tha se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka konstatuar se Kuvendi nuk është konstituuar ende pa zgjedhjen edhe të një nënkryetari nga komuniteti serb.
Megjithatë, Kusari shtoi se Gjykata i jep vlerësimet e saj në aspektin juridik-ligjor, por nuk mund të ndikojë në vendimet politike. Tha se deputetët e LVV-së nuk e votojnë asnjë deputetë të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
‘’Mbetet të shihet akgjykimi final, por si gjithmonë kemi pranuar vendimet e Gjykatës. Kemi zbatuar njejtë edhe deri tani në dy akgjykimet paraprake, por që Gjykata e jep vlerësimin e vet në aspektin juridik dhe ligjor, ne marrim vendimet politike. Gjykata mund të vlerësoj procesin e votimit në aspektin ligjor, por nuk mund të imponoj vullnetin politik dhe kjo mbetet e pandryshuar prej momentit kur është bërë publike se Kuvendi nuk është konstituuar”., tha ajo. /21Media