Kaloni te përmbajtja kryesore

Theret me thikë një 29 vjeçar në Drenas

Një person është lënduar si pasoë e therjes me thikë sot rreth orës 02:30 në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit.

Policia njofton se i dyshuari për rastin është arrestuar.

“Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin se në Arllat të Drenasit, një person dyshohet se është i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).

Personi i lënduar R.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrestuar personin e dyshuar:

– E.B, mashkull, 29 vjeç,

pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button