Kaloni te përmbajtja kryesore

Kusari: Opozita duhet të reflektojë, vendi ka nevojë urgjente për funksionalitet institucional

Mimoza Kusari Lila nga Vetëvendosje bëri një kronologji të ngjarjeve prej mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare e deri më sot.

Gjatë kësaj kohe Kuvendi i Kosovës dështoi për 24 herë të konstituohet, në pamundësi për zgjedhjen e krytarit të Kuvedendi. Vetëvendosje ka propozuar Albuelna Haxhiun por që e njëjta nuk po arrin t’i marrë votat e duhura.

Kusari Lila në Facebook shkroi se Kosova ka nevojë urgjente për funksionalitet institucional
“Pavarësisht mosdakordësive dhe rivaliteteve politike, vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake. Kosova ka nevojë urgjente për funksionalitet institucional. Opozita duhet të reflektojë me përgjegjësi për domosdoshmërinë e konstituimit të Kuvendit, për formimin e qeverisë dhe për kthimin e plotë të kompetencave qeverisë në detyrë.

Qytetarët kanë votuar dhe presin që institucionet të funksionojnë dhe të marrin vendime fuqiplotë, jo të zvarriten për shkak të inateve politike dhe mospjesëmarrjes në votime në Kuvend.”, shkroi Kusari Lila./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button