Kush e bën mamografinë, në tetor udhëton falas me “Trafikun Urban”

(Lajm i përditësuar)
Nisja është bërë në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te “New Born” e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku bëri të ditur se shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.
“Qëllimi ynë është që bashkërisht të promovojmë autobusin rozë në Prishtinë i cili ka për qëllim promovimin dhe vetëdijesimin e grave për bërjen monografisë. Prishtina këtë vit iu ka bashkëngjitur 140 qyteteve në botë si ‘Prishtina 2023’ e cila ka filluar në vitin 1983 si aktivitet qëllimi i të cilit është me i përkrah gratë që kanë kancer të gjirit dhe t’i vetëdijesojë të gjitha gratë tjera për të bërë mamografinë se fatkeqësisht statistikat tregojnë se çdo e treta grua ka për të sëmur nga kanceri gjirit” tha Sadiku.
Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj tha se ë gjithë që bëjnë mamografinë në tetor udhëtojnë falas me “Trafikun Urban”.
Autobusi me ngjyrën rozë nga sot ofron shërbim të mamografisë falas
Autobusi i ngjyrosur rozë sot fillon qarkullimin nga ora 11:00, e në të cilin do të ofrohet shërbim i mamografisë falas.
Nisja bëhet nga pritorja në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te “New Born” dhe e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.
Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.
Ndërkohë, komuna ka falënderuar ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e së cilave do të veshin bluzat “Race for the Cure Prishtina 2023” në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijësimit kundër kancerit të gjirit.
“Ju lutemi nëna, motra, gra, sidomos nëse jeni mbi 40 vjeç bëjeni mamografinë, është falas dhe mund ta bëni në Qendrat e mjekësisë familjare në lagjet “Qafa”, “Dardania” dhe “Veternik”. Kontrolli mund të shpëtojë jetë”, thuhet në reagimin e komunës.