Takimi Kurti-Vuçiq, Lajçak: Shpresonim për rezultat më të mirë

Bashkimi Evropian shpresonte për një rezultat më të mirë nga takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kështu tha Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Në një postim në Facebook Lajçak ka shkruar se gjendja e dialogut dhe situata e tensionuar në veri të Kosovës, do të jenë objektiv i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët amerikanë dhe evropian “për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”.

“Javën e fundit e kalova në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim, u përgatitëm për takimin e dialogut të nivelit të lartë të së enjtes të organizuar nga përfaqësuesi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell. Siç është shprehur tashmë në komentet e shtypit nga HRVP, ne shpresonim për një rezultat më të mirë. Gjendja në dialog, së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm. Pas takimit të nivelit të lartë, iu drejtova ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë”, ka shkruar ndër tjera Lajçak në Facebook.

Ai ka thënë se ka zhvilluar takim gjithashtu me drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e ka informuar për dialogun./21Media

Back to top button