Kush e prishi koalicionin?!

VMRO-DPMNE heshtë, BDI thotë se Ivanovi nuk e tregon të vërtetën

 Koalicion me VMRO-DPMNE nuk është bërë, sepse kështu ka vendosur Ali Ahmeti dhe shqiptarët. Nuk ka pasur asnjë telefonatë e as ndonjë ndërhyrje me qëllim që të shkatërrohet koalicioni me VMRO-DPMNE-në thotë Artan Grubi për TV21

“Tek Kryetari Ahmeti dhe BDI nuk ka pasur Asnjë ndërhyrje, as vendore, as të huaj e as fqinjësore, por ngadhënjeu përcaktimi jonë për barazi, reforma, sundim të së drejtës dhe integrim në NATO dhe BE që ishin të papërputhshme me VMRO-në. Befasohem që akoma ka njerëz në Maqedoni që i besojnë Ivanovit dhe përrallave të tij insinuative. Ivanov përveç se po nxit krizë ndëretnike të paqenë dhe bllokadë institucionale, tash ka filluar edhe të shpif infantilisht duke u bërë për keqardhje”,tha Artan Grubi, BDI.

Presidenti Ivanov në intervistën e djeshme për “Viener Cajtung” ndërtjerash deklaroi se VMRO-DPMNE dhe BDI u morën vesh, por koalicioni dështoi në moment të fundit për shkak të një telefonate. Në pyetjen e gazetarit se kush ka qenë ai që ka bërë këtë telefonatë, Ivanov u përgjigj: Ju jeni gazetarë, hulumtoni dhe kuptojeni. Për këtë kërkuam edhe qëndrimin nga ana e VMRO-DPMNE-së por as prej atje nuk morëm ndonjë përgjigje.

Në intervistën për “Viener Cajtung”, Ivanov pohoi se obligim i tij kushtetues është që t’ia japë mandatin asaj partie që do të arrijë të sigurojë shumicën parlamentare,shkruan tv21.tv

“Një gjë e tillë është vetëm dëshirë. Juridikisht është e paqëndrueshme. Qeveria e tillë nuk do të ketë legjitimitet. Kjo është theksuar qartë në kushtetutën tonë. Në pajtim me nenin 90 të Kushtetutës, vetëm presidenti i shtetit mund ta përcaktojë mandatin për konstituimin e Qeverisë. Në këtë rast do të kishte dy qeveri. Ajo aktuale, e cila është qeveri teknike, dhe qeveria e cila është pa legjitimitetin e presidentit”, u shpreh Gjorgje Ivanov, President i RM-së.

Ndërkohë nga LSDM, thonë se  Ivanov është i obliguar që ta japë mandatin dhe se roli i tij është me karakter ceremonial.  Sipas tyre veprimet e Ivanovit në këtë moment janë kundër kushtetues dhe kundërligjor. Prej kësaj partie porosisin se nëse nuk e marrin mandatin dhe nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit ata do të gjejnë një mënyrë e cila është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet që ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe ta formojnë qeverinë e re.

 

Back to top button