Kush është berberi i Lionel Messit?

Lionel Messi fitoi për të tetën herë me radhë Topin e Artë gjatë gjithë karrierës së tij.

Pas një gare të ngushtë me sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland, Messi u shpall fitues në një ceremoni të mbajtur në Francë.

Ndërsa një gjë interesante është që fansat e futbollistit në mbarë botën e adhuronin pamjen e tij, e sidomos modelin e flokëve të tij gjatë ceremonisë së Topit të Artë. Ai me stilin e flokëve arriti të tërhiqte vëmendje masive teksa berberi i tij nga Miami i dha atij një prerje flokësh të freskët për eventin.

Luis Andres Rivera është një stilist me origjinë nga Miami, i cili ka stiluar disa nga emrat më të mëdhenj në botë kohët e fundit. Radhën kësaj here e kishte Messi për një prerje flokësh, gjë që e bëri argjentinasin të dukej vërtet madhështor sipas fansave.

“Duke e bërë Leo Messi-n gati për nesër. Ditë speciale ku në emër të Zotit ai do të fitojë topin e tij të artë numër 8. Faleminderit Leo që ke besuar gjithmonë tek unë dhe që më bekove duke bërë ndoshta prerjen më të madhe në karrierën time. DO TË SHIHET NGA BOTA”, ka shkruar ai në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luis Andres Rivera (@elboribarber)

Shumë nga fansat mbetën duke pyetur se cilat janë disa nga prerjet më ikonike të flokëve që Messi i ka bërë në karrierën e tij.

Që kur bëri debutimin e tij për Barcelonën në vitin 2004, argjentinasi është cilësuar me disa prej prerjeve më të mrekullueshme të flokëve. Ai dikur i ktheu flokët tërësisht bjonde teksa u binjakëzua me superyllin brazilian dhe ish-shokun e tij të skuadrës Neymar gjatë qëndrimit të tyre me Blaugrana./21Media

Back to top button