Me thikë shkon në shkollë, arrestohet i mituri

Një i mitur është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës.

Sipas njoftimit, të njëjtit i është gjetur një thikë nga stafi i shkollës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Gjakovë.

Në njoftim thuhet se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar mjetin-thikën. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Back to top button