Kush është gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë sonte në ndeshjen Itali -Spanjë?

 
Arbitri gjerman Felix Brych i cili sonte do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2020 ndërmjet Italisë dhe Spanjës nuk e ka për herë parë këtë punë midis këtyre dy kombëtareve pasi e kishte drejtuar ndeshjen edhe kur Italia luajti me Spanjën në eliminatoret e Kupës së Botës 2018.
Arbitri 45-vjeçar nuk është një emër i panjohur për futbollin evropian dhe është shfaqur në disa ndeshje të mëdha midis Kampionatit Evropian, Kupave të Botës, ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe natyrisht në Bundesligën Gjermane.
Brych ishte gjyqtari kryesir i finales së Ligës së Kampionëve midis Juventusit dhe Real Madridit, kur “Los Blancos” fituan trofeun me një fitore 4-1 në “Millennium Stadium” në Uells.
Italia dhe Spanja janë përballur me njëra-tjetrën 37 herë dhe është një lojë klasike t, por nuk do të jetë një përvojë krejtësisht e re Felix Brych.
Brych, i cili drejtoi çerekfinalen midis Anglisë dhe Ukrainës, është zgjedhur të mbikëqyrë ndeshjen e madhe midis skuadrës së Roberto Mancinit dhe të Luis Enrique në “Wembley”.
Veterani e kishtë bërë këtë edhe më 6 tetor, kur të dy ekipet u takuan në ndeshjen e dytë të kualifikimeve të Kupës së Botës 2018.
Brych bëri debutimin e tij në Bundesliga në vitjn 2004, në një barazim 1-1 midis Hertha Berlinit dhe Mainz 05, dhe u bë një arbitër i FIFA në vitin 2007.

Back to top button