Kush ia ka mësyer Kosovës, këto janë pritjet në pikat kufitare
Mërgimtarët edhe sivjet ia kanë mësyer vendlindjes për t’i kaluar pushimet e tyre.
Si çdo udhëtim sfida kryesore me të cilën përballen mërgimtarët gjatë ardhjes në Kosovë janë pritjet e gjata në kufi.
Megjithatë, aktualisht në pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës nuk ka pritje të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare, pritjet në hyrje shkojnë deri në 20 minuta.
Ndërsa, në pikat tjera kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta./21Media
