Theret me thikë një 15 vjeçar në Podujevë

 
Një 15 vjeçar është therur sot me thikë në Podujevë, si pasojë e lëndimve i mituri është dërguar në QKUK. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë”, ka thënë Borovci.
Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./21Media

Back to top button