Kush janë personazhet kryesore në serialin “Kënga e jetës”?

 

“Kënga e jetës” është seriali me i ri që do transmetohet në RTV 21, çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë nga ora 20:00.

Pjesë e serialit janë emrat më të njohur të kinematografisë turke, në mesin e tyre janë edhe Burcu Biricik dhe Birkan Sokullu, shkruan rtv21.tv

Dyshja e njohur janë në rolet kryesore atë të “Hülya Çamoglu” dhe “Kerim Cevher”. Tema e serialit ka të bëjë  me “Hülyan” e cila ndjek ëndrrën e fëmijërisë dhe me çdo kusht mundohet ta marrë atë që e dëshiron.

Dashurinë e saj ndaj “Kerimit” e paguan me shumë sfida si dhe duke mbajtur sekrete të shumta por, atë e pret një përfundim i lumtur,

Ky është një udhëtim me “Këngën e jetës”, ku çdo karakter bëhet real dhe si në jetën reale, të mirat dhe të këqijat bëhen bashkë. /21Media

Back to top button