Organizata Botërore e Shëndetësisë dha sot miratimin urgjent për vaksinën kundër COVID-19 të Moderna-s, e pesta që përfiton një miratim të tillë nga agjencia shëndetësore e OKB-së.

Kjo vaksinë me ARN messager i shtohet listë në rritje të vaksinave të miratuara nga OBSH për një përdorim urgjent”, nënvizoi ajo në një komunikatë.

OBSH-ja ka miratuar tashmë vaksinën e Pfizer-BioNTech, dy vaksina AstraZeneca të prodhuara në Indi dhe në Korenë e Jugut dhe atë të Johnson & Johnson, quajtur Janssen.

Një vendim pritet në të ardhmen, sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme, për dy vaksinat kineze Sinopharm dhe Sinovac.

Kjo procedurë ndihmon vendet që nuk kanë mjete për të përcaktuar vetë efikasitetin dhe sigurinë e një medikamenti për të pasur sa më shpejt qasje në terapitë dhe do të mundësojë për sistemin Covax, të vendosur nga OBSH me partnerë (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin -Gavi- dhe Koalicioni për Inovacione në Gatishmërinë Epidemike) për të shpërndarë vaksinat antiCOVID-19 në veçanti në vendet e pafavorizuara, për të qenë në gjendje të posedojnë vaksina shtesë.