Kush vret kafshët do të gjobitet deri në mijëra euro

Të gjithë ata që bien në kundërshtim me ligjin do të ndëshkohen me gjobë

Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që t’i ndalojë vrasjet dhe keqtrajtimin e kafshëve. Me këtë vendim kryetari komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e vrasjes, keqtrajtimit dhe organizimin e garave të kundërligjshme të kafshëve.

Me lëshimin e kësaj urdhërese ndalohet vrasja, keqtrajtimi, eksperimentimi i kafshëve pa licencë. Të gjitha subjektet që bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen me gjobë prej 100 deri 5.00 euro sipas nenit 17 të ligjit për përkujdesje ndaj kafshëve, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi në momentin e nënshkrimit të saj. /21Media 

Back to top button