Tri shkelje nga Inspektorati i punës në rastin e vdekjes së 17 vjeçarit

“Inspektorati i Punës dënoi kompaninë “Sat Styre”me dy mijë euro

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit te inspektoratit të Punës lidhur me dënimin e kompanisë “Sat Styre”, Prizren, ku humbi jetën 17 vjeçari, Seldin Alija nga Lubizhda e Prizrenit.

“Inspektorati i Punës dënoi kompaninë me dy mijë euro , çfarë argumenti duhet dhanë tjetër për të përfunduar  më shumë se sa jeta e një punëtori është i barabartë me një  çmim të një kafshe në treg”, thuhet në kumtesë.

Sipas kësaj sindikate, inspektorati ka bërë tri gabime:

1. Punëtori s’ka pas kontratë pune fare për të cilën pronari ka mund të gjobitet deri në 10.000 euro, por nëse punëtori është nën moshën 18 vjeçare atëherë ai mund të dënohet me dyfishin e kësaj gjobe që do të thotë. 20.000 euro, po flasim sipas ligjit të punës neni 92.

2. Punëtori në këtë rast nuk ka guxuar të punoj punë të rënda, apo të ofrohet tek makinat që për moshën e tij janë tepër të rrezikshme.

3. Punëtori s’ka pas masa mbrojtëse të punës.

Back to top button