Kushdo që e sheh këtë person le ta lajmërojë Policinë

Policia e Kosovës shpall në kërkim një person të dyshuar për veprën “lëndim i rëndë trupor”.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në “Facebook” ku tregohet fotografia e personit të dyshuar dhe të dhënat e tij personale.

Tutje PK, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës të lajmërojnë në Policinë e Kosovës kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur.

Kërkesë për bashkëpunim

Gjakovë, 15 gusht 2024
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe media.

Personi i dyshuar është:

• Fisnik (Muharrem) Qenaj, i lindur me 22.03.2003, banues në fshatin Romajë-Prizren.
Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari i lartshënuar. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati.
Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës: kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor”, thuhet në njoftim. /21Media

 

Back to top button