PDK thotë se nuk do të ketë zgjedhje

PDK thotë se nuk do të ketë zgjedhje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në emër të Partisë Demorkatike të Kosovës, ka deklaruar se gjatë këtij viti nuk do të ketë zgjedhje të reja as rrëzim të qeverisë. Sipas tij këto ide janë ëndrra me sy hapur.

“Në vitin 2019 nuk ka as zgjedhje të parakohshme, as rrëzim të qeverisë e as ndryshim të partnerëve në koalicionin qeverisës. Kushdo që ka ide të këtilla dhe sheh ëndrra me sy hapur e ka gabim. Këtë vit ka vetëm përmbyllje të shtetndërtimit dhe marrëveshje paqeje me Serbinë, punë dhe angazhim për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe ecje përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Ky është qëndrimi i vetëm i PDK-së dhe çdo deklaratë tjetër është qëllim-keqe dhe synon ta dëmtojë mbarëvajtjen e punës së qeverisë dhe proceseve të rëndësishme për vendin.”, ka shkruar ai në Facebook.

Në anën tjetër LDK në muajin e kaluar haptas ka kërkuar zgjedhje të reja me arsyetimin se qeveria aktuale ka humbur kredibilitetin./21Media