Kushner: Këtë vit nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kushner ka theksuar se pret që Bashkimi Evropian të nisë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë këtë vit.

Ish-ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner , në një opinion të publikuar në “Financial Times”, ka thënë se pret që BE të nis negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, pas zgjedhjeve dhe samitit të Triestes që mbahet në korrik.

Kushner i konsideron çikërrima opinionet se zgjerimi i BE-së po ndalet për shkak të Brexit, nacionalizmit në rritje, apo lodhjes nga zgjerimi, ndërsa është optimist për Ballkanin Perëndimor.

“Përgjigja e BE do jetë pozitive në të paktën dy procese negocimi, gjykuar nga burimet që BE ka vënë në dispozicion të synimit për t’i mbajtur të gjashtë shtetet në rrugën e anëtarësimit, siç ka ndodhur së fundi me ndërhyrjet në Shqipëri dhe Maqedoni”, thotë Kushner. Tregues është rasti i Shqipërisë.

“Për tre muaj PD u fut në një çadër duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, bojkotoi Parlamentin dhe nuk ishte kurrë e qartë se përse me një gjuhë bombastike brenda saj mbaheshin fjalime që mund të ishin mbajtur fare mirë në Parlament”, shprehet ish-ministri i Jashtëm francez.

Por ishte e qartë, sipas tij, se duke lënë bosh vendet në Parlament demokratët po bllokonin reformën në drejtësi, e fundit që kërkohej nga BE përpara hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Back to top button