Putin: CIA dhe BE, përgjegjëse për Ukrainën!

Pjesa e tretë e intervistës me regjisorin Olliver Stoun

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, deklaroi se agjencia amerikane e inteligjencës, CIA dhe Bashkimi Evropian kanë nxitur pakënaqësi në Ukrainë dhe kanë mbështetur grusht-shtetin në këtë vend.

Në serinë e tretë të intervistave me regjisorin Oliver Stoun, Putin tha se Rusia për 17 vjet ka zhvilluar biseda me Bashkimin Evropian për anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ai shtoi se befas, Brukseli kumtoi se ka nënshkruar me Ukrainën marrëveshjen e përbashkët për asociim, duke hapur kështu në tërësi tregun ukrainas, për të hyrë kështu në tërësi në territorin rus, pa bisedime me Moskën, shkruan rtv21.tv

Duke folur për bashkimin e Gadishullit të Krimesë me Rusinë, në vitin 2014, Putin tha se vetë banorët e Gadishullit ishin ata, të cilët vendosen me u bashku me Rusinë.

Presidenti rus më tutje tha se CIA ka vëzhguar me kujdes ngjarjet në Ukrainë në vitin 2014 dhe shtoi se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës atëbotë nxitur pakënaqësinë, në vend se të qartësonin se çfarë në të vërtetë është duke ndodhur. Putin më pas akuzoi Brukselin dhe Uashingtonin se në të vërtetë kanë mbështetur grusht-shtetin në Ukrainë.

Ai më tutje tha se gjatë krizës në Ukrainë, ai gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt me presidentin e atëhershëm amerikan, Barak Obama, por pranoi se me të nuk kishte arritur pajtim për situatën atje.

Presidenti rus foli edhe për incidentin i cili ndodhi në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë, kur një anije amerikane ju afrua Gadishullit. Anija Donald Kuk u vu në cak të një rakete ruse, e më pas ndërroi drejtimin dhe lundroi kah Bosfori. Duke folur për këtë incident, Putin tha se këtë situatë e ka krahasuar me krizën e Kubës në vitin 1962, kur bota ishte shumë afër katastrofës bërthamore.

Back to top button