Kushtetuesja konfirmon pranimin e ankesës nga Lista Serbe

(Lajm i përditësuar)
Kushtetuesja konfirmon pranimin e ankesës nga Lista Serbe
Gjykata Kushtetuese ka konfrimuar për RTV21 ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.
Lista Serbe i drejtohet sërish Kushtetueses për nënkryetarin
Lista Serbe njoftoi se i është drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit.
Përmes kërkesës së saj në Kushtetuese kjo ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme.
“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftim.
Simiq tha nuk është çështje e një pozite në Kuvend, por e respektimit të së drejtës së popullit serb për të zgjedhur përfaqësuesit e vet dhe për të pasur përfaqësim adekuat në institucione.
“Jemi të vetëdijshëm se regjimi i Albin Kurtit e futi me forcë Nenad Rashiqin si deputet, si dhe si nënkryetar të parlamentit, por të drejtat e garantuara kushtetuese duhet të respektohen dhe të kenë përparësi mbi pushtetin politik të shumicës. Presim që Gjykata Kushtetuese të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo çështje është me rëndësi më të gjerë shoqërore. Në të njëjtën kohë, të mbrojë të drejtat e popullit serb, duke refuzuar të jetë një instrument në duart e regjimit të Albin Kurtit”, theksoi Simiq.
Kandidatët e Listës Serbe nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për postin e nënkrytetarit të Kvendit, kështu në votim u hodh emri i Rashiq i cili mori votat.
Pas kësaj , Kryeparlamentari Dimal Basha e shpalli Kuvendin si të konstituuar./21Media