Kushtetuesja në procedim të kërkesës së Osmanit, merr në shqyrtim ato të PDK-së dhe LDK-së

Gjykata Kushtetuese tha për RTV21 se ka marr në shqyrtim ankesat e PDK-së dhe LDK-së lidhur me ngërçin e krijuar në Kuvend. Ndërsa për kërkesën e dërguar nga presidentja Osmani Kushtetuesja tha se është duke e proceduar.
“Kërkesat e reja përkitazi me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës janë duke u shqyrtuar. Kërkesa e dorëzuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës më 22 korrik 2025 aktualisht është duke u proceduar nga Gjykata.”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.
Në fillim të muajit. PDK-ja ka kontestuar procedurat për krijimin e komisionit të fshehtë, votimin e këtij komisioni dhe ndërprerjen e seancës nga udhëheqësi i saj, Avni Dehari. Kërkesë të ngjashme për shqyrtim ka pasur edhe LDK-ja.
Ndërsa, të martën Presidentja Osmani iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për qartësimin e pasojave se çfarë ndodh pas përfundimit të afatit prej 30 ditësh, afat i cili përfundon të dielën e 26 korrikut dhe me kërkesën për caktimin e një mase të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Kërkesë kjo e cila nxiti edhe një valë reagimesh në opinionin publik./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?