Kushton sa një veturë mesatare, kjo është akullorja më e shtrenjtë në botë

Kompania japoneze Cellato për përgatitje të akulloreve, arriti rekord me përgatitjen e një lloji akulloreje unike. Ajo shtoi në të përbërës luksoz, duke e bërë kështu aulloren më të shtrenjtë në botë.
Akullorja kushton hiq më pak se 6 mijë e 696 dollarë.
Shija e saj është e jashtëzakonshme. Ajo quhet “Byakuya”, ndërkaq përgatitet nga një zhardhok kërpudhash i bardhë që rritet në Alba, Itali.
Në mesin e përbërësve të tjerë është edhe Parmigiano Reggiano (Parmigjano Regjiano).
Cellato e përgatiti këtë lloj akulloreje bashkë me përgjegjësin e restorantit RIVI në Osaka, Tadayoshi Yamada. Siç është raportuar, qëllimi ishte të kombinoheshin shijet evropiane me ato japoneze, dhe rezultati është ky, akullore me shije të pazakontë.
Sipas përgjegjësve të librit të rekordeve botërore, Ginis, kjo shije u arrit për një vit e gjysmë.
Zëdhënësi i Cellato-s në një deklaratë për media ka thënë se ia ka vlejtur që kanë kaluar kaq kohë për të krijuar këtë shije, pasi që sipas tij, ka pasur raste kur kanë dështuar të arrinin atë që donin. Tani janë të lumtur me rezultatin.
Raportohet se kompania Cellato ka në plan që këta përbërës ti përdorë edhe për produkte të tjera, si psh në shampanjë e kaviar.