Kuvendi: Aksionet në veri dhe gazsjellësi ngjallin debat
Kryeministri Kurti thotë se veriu u rrezikua kur Haradinaj e priti në zyre Radoiçiqin
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës situata në veri të Kosovës për çështjen e reciprocitetit për tabela të automjeteve dhe aksioni i policisë për mallrat e kontrabanduara ngjallën debat në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se aksionet në veri e kanë dobësuar shtetin ligjor. Kryeministri Albin Kurti tha se veriu i Kosovës ka qenë i rrezikuar atëherë kur ish-kryeministri Haradinaj priste në zyrën e tij Milan Radojçiqin. Debat u ngjall edhe për çështjen e gazsjellësit.(Teksti-Donika Osmani, kamera: Lulzim Fana). /21Media