Kuvendi duke pritur një rregullore të re!

Pritjes maratonike për një rregullore të re të Kuvendit të Kosovës po i vjen fundi. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, pas 12 vjetësh, deputetët e legjislativit do të kenë rregullore të re të punës, duke e parë edhe disponimin pozitiv të partive opozitare në grupin punues. Të martën në seancën e radhës plenare do të shqyrtohet në parim rregullorja e re e Kuvendit. Përmes kësaj rregulloreje pritet të ketë edhe norma sanksionuese për të zgjedhurit e popullit që mungojnë pa arsye në seanca dhe komisione parlamentare./21Media
V

Back to top button