Kuvendi: Dy seanca – më 30 dhe 31 janar

Më 31 janar në rend të ditës është projekt buxheti për vitin 2019

Kuvendi i Kosovës fillon sesionin pranveror me 30 janar. Kryesia e Kuvendit ka caktuar dy seanca plenare njërën me 30 dhe tjetrën më 31 të këtij muaji ku do të trajtohen pikat e mbetura nga mbledhjet e kaluara por do të ketë edhe pika të reja të rendit të ditës. Në mesin e tyre është edhe debati për projektligjin për buxhetin 2019 dhe interpelanca ndaj ministrit të Zhvillimit Ekonomik,  Valdrin Lluka./21Media

Back to top button