Kuvendi i Kosovës, a e ndërron Kurti lojën?

(Lajm i përditësuar)
Albulena Haxhiu sërish dështon të marrë besimin për kryetare të Kuvendit
Ajo mori 57 vota për, katër më pak se 61 të nevojshme.
Ndërkaq seanca është shtyrë për të premten, me fillim prej orës 10. /21Media
VV propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Kosovës.
“Kërkoj që ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë”, tha Konjufca.
Fillon seanca konstituive
Ka filluar seanca konstituive, e ndërprerë katër herë gjatë ditëve të kaluara, në përpjekje për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari njoftoi se në sallë janë të pranishëm 115 deputetë.
Kadrijaj: Pse e qesin Albulena Haxhiun derisa nuk i sigurojnë 61 vota, Dehari s’ka të drejtë të ndal seancën!
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se iu përgjigjën pozitivisht ftesës për takim me Avni Deharin.
Ajo ndër të tjera tha se është obligim i LVV-së t’i sigurojë 61 vota për Albulena Haxhiun.
Kadriajaj potencoi se Dehari s’ka të drejtë t’a ndal seancën por se duhet t’a hedhë në votim kandidaturën e Haxhiut.
“E pranuam propozimim për takim. Eshtë obligim i tyre me siguri 61 vota për Albulena Haxhiun. Pse e qesin Albulena Haxhiun derisa nuk i sigurojnë 61 vota. Dehari ka të drejtë ta thirr seancën dhe ta hedh në votim, kjo është puna e tij. Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve janë dy procedura të ndara.Ne e kemi thënë zotit Dehari se ska të drejtë ti thirrë më subjektet politik. Të njëjtin kandidat e kanë le t’ia sigurojnë votat. Zoti Dehari s’ka të drejtë me ndal seancën, duhet të hidhet në votim pavarësisht sa vota kanë”, tha ajo.
Hekuran Murati: Qëndrimet e partive të tjera rreth zgjedhjes së kryetarit s’kanë ndryshuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, njoftoi se nuk ka marrëveshje konsensuale për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga takimi mes kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive partitë parlamentare.
“Qëndrimet, më sa pamë nga konsultimi, ishin të njëjta”, tha Murati.
Ai tha se shpreson se do të ketë reflektim në minutat e pakta sa kanë mbetur deri në fillim të seancës.
Haradinaj: Nëse ka një kandidat unifikues për kryeparlamentar, e votojmë
Kreu i AAK-së, Ramush Hardinaj para vazhdimit të seancës konstituive ka thënë se nuk ka informacione nëse do të ketë ndonjë ndryshim në propozimin për emrin e kryeparlamentarit.
Ai ka përsëritur që nëse do të ketë një kandidat unifikues, AAK-ja do ta votojë.
Për emrin e Saranda Bogujevcit, e Shqipe Selimit, Haradinaj ka thënë se nuk është propozim i AAK-së, por një opsion i mundshëm.
“Sot kanë mbajtë një konsultë, më tregoi Timja. Ne nuk kemi dhënë opsione por nuk kam informatë se a do të ketë ndonjë ndryshim. Nëse do të ketë ndonjë kandidat unifikues ne e japim votën, e kemi thënë.
S’është propozim, ajo ka qenë nënkryetare e kemi pa në udhëheqje të seancave, ka mbajtë një qëndrim të repektueshëm, ka qenë korrekte. Për ne nuk do të kishte qenë problem me e votu. Edhe Shqipja Selimi, siç e dini edhe Dahuti e Lahia kanë marrëdhënie të mira me Rexhën, ka lindë ashtu rastësisht si diskutim. Nuk janë propozim i yni, por si mundësi e kemi dhënë”, tha Haradinaj.
Abdixhiku: LDK-ja nuk bashkëpunon me LVV-në
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk do ta mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.
“Jemi të qartë, bindjet tona janë se partia e parë duhet ta ofrojë një kandidat që përfaqëson Kuvendin, jo një kandidat që lexon skriptet e partisë. Ne jemi në opozitë dhe synojmë të jemi në opozitë”, tha Abdixhiku.
Ai tha se nëse partitë që kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me partinë fituese nuk arrijnë marrëveshje, edhe seanca e sotme do të dështojë.
“Partia e parë e ka detyrë të gjejë kompromis me partitë që i kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim, nëse nuk ka pasur marrëveshje për kryeparlamentarin, atëherë edhe kjo seancë është e kotë. Është e çuditshme sesi një parti që ka 48 deputetë nuk arrin ta bëjë një shumicë me 61 deputetë”, tha ai.
Vazhdimi i seancës, deputetët e PDK’së dhe LDK’së fillojnë të hyjnë në sallë
Për pak minuta pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, seancë e cila u ndërpre të hënën.
Në sallë tashmë kanë hyrë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërkaq një takim konsultativ mes kryesuesit të seancës konstitutive, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike ka përfunduar para pak çastesh. /21Media
Përfundon takimi mes kryesuesit Dehari dhe subjekteve politike
Një takim konsultativ mes kryesuesit të seancës konstitutive, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike ka përfunduar para pak çastesh.
Dehari nuk tregoi nëse është arritur ndonjë pajtueshmëri, por tha se “tash do ta shihni”.
Subjektet parlamentare i kanë kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, pasi kanë kundërshtuar emërimin e Albulena Haxhiut. /rel
“Ndoshta e votojmë”, Emilija Rexhepi hedh dyshime mbi votën e saj para nisjes së seancës konstituive
Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka bërë një deklaratë që ka hedhur dyshime mbi votën e saj.
E pyetur se a do ta votojë sot kryeparlamentarin, ajo është përgjigjur “ndoshta e votojmë”.
Rexhepi, javën e kaluar përpos votës për kryeparlamentarin kishte thënë se do ta mbështesë edhe votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.
“Patjetër që do e votoj qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar por jemi pjesë 3 Qeverisë”, tha Rexhepi javën e kaluar.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Kjo do të jetë seanca e pestë çdo 48 orë, që nga 15 prilli.
Votimi i Kryeparlamentarit, Zogaj i LDK’së: S’kemi marrëveshje, nuk japim votë bllanko
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë ftesë të veçantë nga Lëvizja Vetëvendosje për takim për ndonjë marrëveshje lidhur me zgjedhjen e Kryeparlamentarit.
Ai ndër të tjerash tha se LDK’ja do të shoh cilat janë propozimet dhe pastaj do të marrë qëndrim, duke shtuar se nuk japin votë “blanko”.
“Deri tash në këto momente unë nuk kam ndonjë informacion se a na kanë dërgu ftesë të veçantë LDK’së. Ajo ishte një ftesë e gjeneralizume prej foltores, e cila s’thotë. Ftesë të veçantë nuk kemi pas. Tash po lexoj që ka pas një ftesë nga Dehari për të gjitha partitë politike , port ash nuk e di a ka shku përfaqësuesi ynë në këtë takim. Njëherë jo, ne do të shohim cilat janë propozimet, pastaj të marrim një qëndrim për ato propozime. Marrëveshje politike s’kemi aktualisht, nuk japim votë bllanko”, ka deklaruar Zogaj para gazetarëve.
Haxhiu: Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë
E propozuara për kryetare të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se qëndrimet e kësaj partie nuk kanë ndryshuar.
Ajo teksa hyri në Kuvendin e Kosovës tha se në takimin konsultativ i cili është paralajmëruar se do të nis në ora 09:300 do të shohin cilat janë qëndrimet e opozitës.
“Do ta kemi takimin konsulatitv dhe do të shohim se cilat do të jenë qëndrimet e opozitës ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë”, tha ajo.
Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare.
Sot do të tentohet për herën e pestë të konstituohet tërësisht legjislatura e nëntë.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca është parapa të nisë sot nga ora 10:00.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.
LVV-ja dështoi më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Peci e Murati deklarohen para seancës: Kandidate për Kryeparlamentare vazhdon të jetë Albulena Haxhiu
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati dhe Faton Peci, janë deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive.
Murati ka thënë se shpreson që partitë të kenë reflektuar e që të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit.
“Po vazhdojmë edhe sot në seancën e radhës. Uroj që sot ngjashëm sikur në procesin e kalum, pra opozita të kenë reflektuar në mënyrë që të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit. Sic edhe e dini konstituimi i Kuvendit nuk është detyrë vetëm e subjektit fitues por detyrë e gjithë deputetëve”, ka deklaruar Murati.
Ndërkohë, Peci ka thënë se kandidatja e VV’së për Kryeparlamentare vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.
Ai përmendi takimin e thirrur nga Kryesuesi Avni Dehari.
“Kandidatja është e njëjtë. Para se me fillu seanca ka një takim të inicum nga grupi parlamentar i VV’së që kryesohet nga Avni Dehari. Rrjedha e seancës do të varet nga diskutimi dhe gatishmëria e të gjithë partive për me gjet një rrugëzgjidhje për me konstitu Kuvendin”, deklaroi Peci.
Ai tha se Kosova ke nevojë për Kuvend dhe Qeveri funksionale.
“Mendoj që duhet me I thirr zërit të arsyes e me gjet një rrugëzgjidhje me dalë nga kjo situatë. Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për Kuvend , ka nevojë për Qeveri funksionale”, ka deklaruar Peci.
Vlora Çitaku: Bllokada në Kuvend, pasojë e paaftësisë së LVV-së për ta krijuar shumicën, Albulena Haxhiun s’e votojmë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se gjendja që është krijuar në Kuvendin e Kosovës është “si pasojë e paaftësisë së lëvizjes Vetëvendosje për ta krijuar shumicën”.
Para hyrjes në Kuvend, ku sot pritet të vazhdojë seanca konstituive, ajo tha se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
“Jo nuk e votojmë”, tha ajo shkurt, kur u pyet për këtë.
Ndërsa foli për mokonstituimin e Kuvendit, ajo përmendi hallet që tha se i kanë qytetarët.
“Fatkeqësisht këto janë vetëm shqetësimet tona. Shqetësimet e qytetarëve janë çmimet e larta, energjia elektrike”, tha Çitaku.
Nga LVV-ja kanë thënë se nuk do ta ndryshojnë kandidaten e propozuar për kryetare të Kuvendit, pavarësisht se nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca tha të hënën se “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.
Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit
Kuvendi i Kosovës pritet që sot të mblidhet për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Sipas njoftimit, seanca është parapa të nisë nga ora 10:00.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca kishte thënë se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.
Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.
Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.
LVV-ja dështoi më 1 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.