Kuvendi i Kosovës: JO referendumit të Serbisë!

Pos Vetëvendosjes u përkrah nga LDK-ja dhe AAK-ja, PDK-ja nuk mori pjesë në seancë
Përkim i rastit, por mbase domethënës. Pikërisht në përvjetorin e masakrës së tmerrshme të forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë në Reçak, Kosova po përballet me Serbinë që po synon që nesër të mbajë referendumin e saj në territorin e Republikës së Kosovës. Për këtë çështje, Kuvendi i Kosovës pasdite mbajti seancë të jashtëzakonshme. Ndërtoi unitet dhe miratoi propozimrezolutën kundër referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës. Pos Vetëvendosjes, u përkrah edhe nga LDK-ja dhe AAK-ja. PDK-ja nuk mori pjesë në këtë seancë./21Media

Back to top button