Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti falenderon deputetët që votuan pro rezolutës

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, për miratimin e rezolutës së përbashkët, kundër lejimit të organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Kurti ka thënë se qendrimi i institucioneve të Kosovës është parimor.
“Me 76 vota PËR dhe një abstenim, u përmbyll seanca e jashtëzakonshme të cilën e kërkova lidhur me synimin për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona. Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button