Kuvendi i Kosovës këtë javë mban tri seanca

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave do të mbajë tri seanca plenare.

Deputetët do të mblidhen të mërkurën për të shqyrtuar pikat e mbetura nga seanca e kaluar, ndërkaq të enjten do të mbahet seancë e re plenare.

Kurse të shtunën do të ketë seancë solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Back to top button