Maqedonci: 221 pjesëtarë të FSK-së ndërprenë shërbimin gjatë vitit të kaluar

(Lajm i përditësuar)


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se 221 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë ndërprerë punën në këtë institucion që nga viti 2023.

Sipas tij, më shumë se gjysma prej tyre janë larguar për mundësi jashtë FSK-së, duke lëvizur nëpër institucionet tjera.

“221 pjesëtarë të FSK-së kanë ndërprerë shërbimin gjatë vitit 2023. Shumica e tyre, 129 për mirëqenie, mundësi jashtë institucionit, lëvizje në Policinë e Kosovës”, ka thënë Maqedonci gjatë raportimit të tij në Komisionin për Siguri.


Maqedonci: Mbi 115 milionë euro u shpenzuan në armatim, do të blejmë edhe sivjet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se vitin e kaluar janë shpenzuar mbi 115 milionë euro në blerje të armatimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Siguri tha se “blerjet planifikojmë t’i vazhdojmë edhe këtë vit”.

“Realizimi i buxhetit për vitin 2023. Kemi pasur rritje të buxhetit për 100%. Pra, nga 102 milionë sa ishte në vitin 2022, është rritur në 204 milionë në vitin 2023 dhe nga ky buxhet për blerje të sistemeve të armatimit janë shpenzuar mbi 115 milionë euro”, tha Maqedonci.

 

Back to top button