Kuvendi i Kosovës mban dy seanca këtë javë

Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca, të mërkurën dhe të enjten. Kështu ka bërë të ditur Shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Mes tjerash, Kusari-Lila tha se procesi i dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të quhet i dështuar pasi që ky proces është ende duke vazhduar.
“Përderisa ka dialog, ka proces, këtë nuk mund ta quajmë dështim. Ajo që është e rëndësishme është që të vazhdojë dialogu dhe më e rëndësishmja është që në fund marrëveshja të jetë më njohje të ndërsjellët”, tha Kusari./21Media