Tahiri: Injorimi nga Blinkeni mesazh i qartë për Osmanin dhe Kurtin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se injorimi që është bërë nga sekretari Antony Blinken, është mesazh i qartë për presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin.

Tahiri tutje ka shtuar se është mesazh i keq që Blinken ta takojë para takimit të 27 shkurtit presidentin Aleksandar Vuçiq e jo kryeministrin Albin Kurti.
“Është shqetësuese që drejtues të shtetit janë duke u injoruar nga departamenti i shtetit nga sekretari Blinken. Është hera e parë që drejtues të shtetit nuk arrijnë me u taku me drejtues të niveleve të larta të departamentit të shtetit. Ne nuk e dimë se si ka rrjedhë procesi për dy vite. Po flasim për një marrëveshje tranzitore që do ta caktojë një status-quo të re dhe krejt kjo ka ardhur në kuadër të kryeministrit Albin Kurti”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se për ta është shqetësues pozicioni aktual që Kosova e ka në këtë proces e karshi aleatëve.
Ai ka thënë se është konferenca e parë e Mynihut që liderët e Kosovës të mos takohen me figura të larta të SHBA-së.
Back to top button