Kuvendi i Kosovës miraton ligjin anti-doping

Është miratuar ligji anti-doping nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Përmes këtij ligji synohet që të krijohen kushtet e nevojshme për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencisë së Anti-Dopingut KosADA.
Deri tani, KosADA ka vepruar në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).
Qëllimet kryesore të këtij projektligji janë fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj sportistëve dhe sportisteve dhe sigurimi i drejtësisë e mundësive të barabarta në gara sportive.
Ndërkaq, më poshtë i gjeni përgjegjësitë e KosADA-s.
1.Testimi gjatë dhe jashtë garave
2.Procesi i menaxhimit të rezultateve të mostrave
3.Mirëmbajtja e listës së substancave të ndaluara në sport
4.Edukimi i sportistëve dhe të gjithë komunitetit sportiv për dopingun

Back to top button