Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkoi dy ministra shqiptarë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka shkarkuar të premten në mesnatë dy ministra të Qeverisë teknike nga radhët e Aleancës për Shiptarët (ASH) pasi kishin mbështetur propozimin e kësaj partie që në zgjedhjet e majit t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar – Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Me 62 vota “për”, janë shkarkuar dy ministrat Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti.

Vazhdimi i seancës do të vazhdojë të hënën, në ora 11:00 ku pritet emërimi i dy pasardhësve të Aliut dhe Mexhitit. Naim Bajrami në informatikë dhe Ilir Demiri në shëndetësi, shkruan TV21.

Në arsyetimin e kërkesës për shkarkimin e tyre, kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka thënë se “nuk ka vërejtje për punën dhe profesionalizmin e ministrave Mexhiti dhe Aliu, por pas bashkimit të tyre me Arben Taravarin, duhet të largohen, pasi në Qeveri nuk mund të jenë dy subjekte opozitare”.

Qeveria teknike, që ka mandat 100 ditë për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e ka në përbërjen e saj edhe opozitën maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja.

Back to top button