Bastisje në një fshat të Gjilanit, policia në kërkim të një 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është duke u kërkuar nga organet e rendit nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në veprimtari penale konkretisht trafikim të armëve dhe drogës brenda dhe jashtë Kosovës.

Mëngjesin e sotëm, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Gjilan, kanë zhvilluar disa bastisje në katër lokacione të ndryshme.

“Gjatë kontrollit në vend-banimin e të dyshuarit A.A., (viti i lindjes 1999, mashkull me shtetësi maqedonase), në një fshat të Gjilanit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2407.6 gram (2.4 kg)-lëndë narkotike, dyshohet të jetë heroinë, 6.8 gram-lëndë narkotike dyshohet të jetë marihuanë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore dhe një sasi e municionit kalibrash të ndryshme”, thuhet në njoftimine Policisë.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, Policia ka thënë se i dyshuari nuk ka qenë prezent, por është njoftuar nga familjarët që të paraqitet në vendngjarje, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës zyrtarëve policore dhe ndodhet në arrati.

“Lidhur me narkotikët, hetimet janë duke u zhvilluar nga DHTN-Gjilan ndërsa rastin për armët e sekuestruara janë duke u marruar njësitë tjera për shkak të kompetencave lëndore. Substancës se dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me që rast ka rezultuar pozitiv. Lidhur me gjitha veprimet e ndërmarra nga DHTN-Gjilan është njoftuar Prokurorja e Shtetit nga PTHDKR-Gjilan”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button