Kuvendi i Prishtinës voton bartjen e mjeteve buxhetore

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-vendimi për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 në vlerë prej 28 milionë eurosh.
Kjo pikë kaloi me 38 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, falënderoi asamblistët që votuan për bartjen e këtyre mjeteve, për të cilat tha se do t’i ndihmojë kauzës së tyre për zhbllokimin e proceseve.