Kuvendi mban dy seanca të enjten

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sërish nuk ka pasur kuorum për caktimin e seancës së re plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi njoftoi se të enjten do të ketë vazhdim të dy seancave plenare.
“Të enjten do të ketë dy vazhdime të seancave, njëra me pikat e papërfunduara nga seanca e të enjtes së kaluar pra të datës 15 shtator, dhe një vazhdim tjetër nga pikat e papërfunduara të sesionit pranveror në seancën e fundit”, tha Rrustemi./21Media

Back to top button