Viktima e trafikimit në Podujevë është e mitur

Një vajzë e mitur dyshohet të ketë qenë viktimë e trafikimit në Podujevë.
Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ulaj tha se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar.
Ajo shtoi se për të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.
“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se fillimisht me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur janë dërguar në mbajtje tre (3) persona të dyshuar, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, si dhe për të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.
Ulaj shtoi se ndaj rastit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me institucionet relevante./21Media

Back to top button