Kuvendi mblidhet edhe sot

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot do të mblidhet në seancë të rregullt plenare.

Në seancën e sotme, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të ketë interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në lidhje me shtesat e pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë.

Pas interpelancës, pikë e rendit të ditës është edhe propozimin e Avokatit të Popullit bashkë me rekomandimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në lidhje me zgjedhjen e 5 zëvendës-avokatëve të Popullit.

Kryesia po ashtu futi si pikë të rendit të ditës në seancë votimin lidhur me përbërjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Ndërsa debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, pikë që nuk ishte diskutuar në seancën e 6 majit për shkak të mungesës së iniciuesit, si dhe debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID—19, të zhvendosen për një datë tjetër.

Back to top button